Shkrimi special i UEFA-s kushtuar Kosovës para ndeshjes me Bullgarinë
FOTO: Laura Hasani

Shkrimi special i UEFA-s kushtuar Kosovës para ndeshjes me Bullgarinë

Sport March 24, 2019 - 22:06
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta nis nesër fushatën eliminatore për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Në stadiumin "Fadil Vokrri", Kosova do të përballet me Bullgarinë nga ora 20:45.

Vitin 2019, Kosova e nisi me një barazim 2:2 kundër Danimarkës, në një ndeshje miqësore, shkruan Zëri.

Para ndeshjes së nesërme, edhe UEFA i ka kushtuar një shkrim interesant Përfaqësueses sonë.

"Përfaqësuesja e Kosovës ka mahnitur në Ligën D3 në Ligën e Kombeve duke e fituar grupin pa humbje", filloi shkrimi i UEFA-s.

"Bullgaria po kalon në një moment jo të mirë dhe barazoi me Malin e Zi të premten. A do ta shfrytëzojë Kosova formën e lartë në Prishtinë?", ka shkruar shtëpia më e madhe e futbollit evropian./Zëri/