Keçi: Bullgarët bëjnë edhe lojëra të fëlliqta, ja si mund të provokojnë lojtarët

Keçi: Bullgarët bëjnë edhe lojëra të fëlliqta, ja si mund të provokojnë lojtarët

Sport March 24, 2019 - 22:19
Detajet

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Suad Keçi, e ka komentuar ndeshjen Kosovë - Bullgari e cila zhvillohet nesër në stadiumin 'Fadil Vokrri', shkruan Zëri.info.

Keçi i cili është trajneri i Kosovës në futsall thotë se Bullgaria do të luajë edhe lojëra të fëlliqta.

"Kam luajtur në Bullgari dhe ata dinë të luajnë edhe lojëra të fëlliqta. Dinë edhe të pickojnë dhe gjëra të ngjashme", ka deklaruar Suad Keçi pë emisionin Arena Sportive në RTK.

Ky trajner si futbollist ka zhvilluar karrierë edhe në Bullgari.

Ndeshja ndaj Bullgarisë është e para e Kosovës në fushatën kualifikuese Euro 2020. /Zëri.info