Uliks Emra i mahnitur nga Kosova, zbulon lojtarin më të mirë në ndeshjen ndaj Danimarkës

Uliks Emra i mahnitur nga Kosova, zbulon lojtarin më të mirë në ndeshjen ndaj Danimarkës

Sport March 24, 2019 - 22:37
Detajet

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Uliks Emra është i entuziazmuar për sukseset e fundit të Përfaqësueses së Kosovës.

Emra, i cili tani po merret me politikë të jashtme, është i kënaqur se sot ndodhet në Kosovë për ta përkrahur nesër Kosovën, shkruan Zëri.

"Sukseset në Ligën e Kombeve, rezultatet në miqësore janë dëshmia më e mirë e ecurisë së Kosovës", tha Emra në "Sports Show".

"Falë Zotit kam qëlluar në këtë kohë në Kosovë dhe do të vijë nesër në stadium për ta përkrahur Përfaqësusen", vlerësoi Emra.

"Ndaj Danimarkës ishim të jashtëzakonshëm, çdo lojtar e dinte pozicionin e vet, ndërsa, Amir Rrahmani ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, ku e shënoi edhe golin e parë", përfundoi ai./Zëri/