'Ekspertiza' interesante e Uliks Emrës për ndeshjen mes Kosovës dhe Bullgarisë

'Ekspertiza' interesante e Uliks Emrës për ndeshjen mes Kosovës dhe Bullgarisë

Sport March 24, 2019 - 23:36
Detajet

Uliks Emra e ka komentuar ndeshjen e nesërme eliminatore të Përfaqësueses së Kosovës.

Në stadiumin "Fadil Vokrri", me fillim nga ora 20:45, Kosova e nis fushatën eliminatore të "Euro 2020" kundër Bullgarisë, shkruan Zëri.

Ndërkaq, Emra që la futbollin për politikë, tha në "Sports Show" se momentet do ta vendosin ndeshjen e nesërme.

"Nëse vazhdojmë të punojmë dhe të mos kënaqemi, rezultatet nuk do të mungojnë. Nuk duhet të ketë eufori të panevojshme sepse është futboll dhe mund të ndodhë çfardo", tha fillimisht Emra.

"Po hyjmë në një cikël të ri, ku është garë tjetër. Bullgarinë s'e njoh dhe se kam parë kundër Malit të Zi, por e pash se nuk ka lojtarë të kalibrit të Kosovës", vlerësoi Uliks Emra.

"Prej tyre e mban mend Berbatovin, por kjo ndeshje s'është miqësore, por zyrtare, por ne seriozitetin duhet ta ngrisim, andaj pres ndeshje të vështirë", shtoi Uliks Emra.

"Pres fitore, por të mos harrojmë se mund të ketë befasi. Momentet do ta vendosin ndeshjen. Fokusi në grup është te vendi i tretë, dhe jo i dyti sepse duhet të shkojmë hap pas hapi, vazhdoi ish-futbollisti kosovar.

"Bullgaria di të provokojë, ta zhagisë lojën si dhe vendimi për t'u mos stërvitur në 'Fadil Vokrri' ishte taktik", përfundoi ai./Zëri/