Agim Ademi i zbulon mysafirët special në ndeshjen Kosovë - Bullgari

Agim Ademi i zbulon mysafirët special në ndeshjen Kosovë - Bullgari

Sport March 24, 2019 - 23:41
Detajet

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zbuluar mysafirët special që do të jenë nesër në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, raporton Zëri.info.

Ademi ka zbuluar për emisionin 2 me 1 në RTV 21 se krahas politikanëve me të lartë vendos, do të ketë edhe mysafirë të tjerë.

"Do të jenë dy amasadorët amerikanë ai me mision në Kosovë dhe ai i Bullgarisë. Ardhjen e ka konfirmuar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë. Do të vijë një delegacion nga Gjermania në krye me vëllëzërit Shoshi. Me ta do të jetë edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Fatmir Vata i cili ka bërë karrierë në Gjermani. Do të jenë edhe disa skaut anglezë", ka zbuluar Agim Ademi, përcjell Zëri.info.

Përballja Kosovë - Bullgari luhet nga ora 20:45. /Zëri.info