Vushtrria kthehet në vend të dytë

Vushtrria kthehet në vend të dytë

Sport March 24, 2019 - 23:52
Detajet

Vushtrria ka fituar të dielen ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla dhe kështu është kthyer në vendin e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Vushtrria e fitoi me rezultat 28:17 ndeshjen e javës së 13-të të luajtur në Deçan. Vushtrria i ka 22 pikë në vend të dytë, ndërsa udhëheq Istogu me 24 pikë. Shqiponja renditet e treta me 21 pikë. Jusuf Gërvalla mbanë vendin e tetë me 6 pikë. 
Po të dielen Kastrioti humbi në shtëpi nga Drita me rezultat 27:22, njëjtë si Vjosa nga Vëllaznimi. Ekipi gjakovar ka fituar ndaj Vjosës me rezultat 26:20, shkruan KosovaHandball, përcjell Zëri.

Jusuf Gërvalla – Vushtrria 17:28 (11:16)

Jusuf Gërvalla: Haxhosaj, Shala 6, Gecaj 3, A. Shala, Berisha, N. Qekaj 2, Qufaj 2, Tolaj 1, Qekaj, Imeraj 2 

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Avdiu 4, Zymberi 2, Preniqi 2, Paci 6, A. Kelmendi 3, Rrahmani 2, Rr. Gubetini 1, Kasumi 3, Sfarqa, Tahiri 3

Kastrioti – Drita 22:27 (12:21)

Kastrioti: Salihu 4, Gurgurovci 10, Hyseni, Beqiri 3, Hoxha 1, Shabani, Stagova 1, Krasniqi 3, Maksuti

Drita: Kqiku, Pajaziti 7, Daku, Huruglica, E. Kqiku 2, Ramabaja 2, arifi, Krasniqi 3, Rudhani 2, Vokshi 7, Rexhepi 5, A. Daku./Zëri/