Ajet Shosholli e këshillon talentin e Kosovës para ndeshjes me Bullgarinë

Ajet Shosholli e këshillon talentin e Kosovës para ndeshjes me Bullgarinë

Sport March 25, 2019 - 08:10
Detajet

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ajet Shosholli, e ka komentuar talentin kosovar, Edon Zhegrova, për të cilin është folur shumë në ditët e fundit, raporton Zëri.info.

19-vjeçari i cili aktivohet në skuadrën zvicerane Basel, në takimin e fundit miqësor Kosovë - Danimarkë (2:2), në disa raste është shfaqur individualist duke bërë shumë gabime.

"Edon Zhegrova duhet që të bëjë pak përmirësime në lojën e tij, mos të luajë vetëm për veten e tij. Ai ka talent të jashtëzakonshëm dhe të ardhme, mirëpo duhet t'i rregullojë edhe disa gjëra", ka deklaruar Ajet Shosholli për emisionin 2 me 1 në RTV 21, përcjell Zëri.info.

Ndryshe, sonte nga ora 20:45, Kosova e zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropain ndaj Bullgarisë.

Ky takim zhvillohet në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë. /Zëri