Fitojnë Warriors e Rockets

Fitojnë Warriors e Rockets

Sport March 25, 2019 - 08:26
Detajet

Golden State Warriors i është rikthyer fitores, duke triumfuar në shtëpi ndaj Detroit Pistons me rezultatin 121:114, transmeton zeri.info

Stephen Curry me 26 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime dhe Klay Thompson me 24 pikë, 2 kërcime dhe 2 asistime ishin më meritorët në fitoren e vendasve.

Ndërkohë te Pistons më të dalluarit në këtë takim ishin Blake Griffin me 24 pikë, 8 asistime dhe 6 kërcime dhe Luke Kennard me 20 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim.

Fitoren e ka gjetur edhe Houston Rockets në udhëtim te New Orleans Pelicans me rezultatin 113:90. James Harden shkëlqeu për Rockets, duke realizuar 28 pikë, 4 asistime dhe 3 kërcime, derisa Eric Gordon kontribuoi me 18 pikë të shënuara. Anthony Davis regjistroi dyshifror të dyfishtë te Pelicans falë 12 pikëve e 10 kërcimeve, ndërsa Frank Jackson realizoi 19 pikë, 6 asistime dhe 3 kërcime.

Rezultatet: New Orleans – Houston 90:113, Boston – San Antonio 96:115, Golden State – Detroit 121:114, LA Lakers – Sacramento 111:106.