Ramos, mbrojtësi më i mirë me të cilin jam ndeshur

Ramos, mbrojtësi më i mirë me të cilin jam ndeshur

Sport March 25, 2019 - 08:41
Detajet

Joshua King e ka lavdëruar lojtarin spanjoll, Sergio Ramos duke thënë se ky i fundit është mbrojtësi më i mirë me të cilin është përballur, derisa insiston se nuk beson në reputacionin e keq që është ndërtuar për futbollistin e Real Madridit, transmeton zeri.info

King u përball me Ramosin të shtunën, derisa Norvegjia u mposht 2:1 nga Spanja.

“Ramos e ka një reputacion i të qenit i ndyrë dhe i vështirë, por mua nuk më kujtohet që të jem përballur me ndonjë qendërmbrojtës më të mirë sesa ai. Unë nuk i kam parë të gjitha ndeshjet e tij, por unë mendoj se të gjitha përballet e tij ishin të pastra dhe mua më dukej një sportist shumë i mirë”, deklaroi Joshua King./Zëri