Shqipëria përballë Andorrës për ta harruar humbjen ndaj Turqisë

Shqipëria përballë Andorrës për ta harruar humbjen ndaj Turqisë

Sport March 25, 2019 - 09:06
Detajet

Pas humbjes së pësuar ndaj Turqisë me rezultat 0:2 Kombëtarja e Shqipërisë të hënën (20:45) do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të futbollit “Euro 2020”, shkruan sot, gazeta "Zëri"

Pas shkarkimit të Christian Panuccit, Kombëtarja jonë në ndeshjen e së hënës kundër Andorrës do të udhëhiqet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Në Shqipëri është shumë duke u folur për pasuesin e Panuccit.

Ndër të parët flitej se udhëheqjen e Shqipërisë do ta marrë Edi Reja, por ndërkohë në opinion ka dalë lajmi se pasues i Panuccit mund të jetë një tjetër emër i njohur i futbollit.

Bëhet fjalë për Luigi de Canion. 61-vjeçari nga Matera nuk ka përvojën e Edi Rejas, por gjithsesi është një trajner me shumë eksperiencë që gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadra të njohur si Udinese e Napoli.

Për herë të fundit ai ka drejtuar Ternanën fillimisht në Serie B dhe më pas në Serie C, por në janar të këtij viti u shkarkua nga detyra dhe tashmë është i papunë.

Megjithatë, De Canio është një nga emrat e shumtë në agjendën e presidentit Armand Duka, i cili do ta shqyrtojë me kujdes përpara se të marrë një vendim se cili do të jetë pasuesi i Panuccit te Shqipëria./Zëri