Pas ndeshjes me Kosovën, ‘shpërthen’ me këtë deklaratë nënkryetari i Federatës së Bullgarisë
FOTO: Laura Hasani

Pas ndeshjes me Kosovën, ‘shpërthen’ me këtë deklaratë nënkryetari i Federatës së Bullgarisë

Sport March 26, 2019 - 17:51
Detajet

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Yordan Letchkov, duke folur për mediat bullgare ka thënë se Përfaqësuesja e Bullgarisë me dy ndeshjet e zhvilluara në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian nuk mund të shpresojë për një vend në “Euro 2020”.

"Unë mendoj se trajneri duhet të japë vlerësime. Duke pasur parasysh atë që i kemi dy pikë, loja e shfaqur në të dyja ndeshjet nuk më ka pëlqyer”, ka thënë Letchkov për ‘Dnevnik.bg’, përcjell Zëri.info.

Image

Kosova të hënën barazoi me Bullgarinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me shifrat 1:1.

Ndryshe, Bullgaria pas barazimit me Kosovoën ka barazuar edhe me Malin e Zi në Sofje.

Ai më tej ka thënë se më i merituari për të dy pikët e fituara është portieri, Mihaylov. /Zëri.info