Të enjten finalet e Kupës së Kosovës

Të enjten finalet e Kupës së Kosovës

Sport March 26, 2019 - 20:54
Lexoni detajet

E enjtja do të zbulojë pronarët e rinjë të Kupës së Kosovës në volejboll në të dyja konkurencat, shkruan faqja zyrtare e Federatës së Volejbollit e Kosovës, përcjell zeri.info.

Në një mbrëmje të bukur me volejboll, në Pallatin e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, në finalet e të dyja konkurencave, priten ballafaqime interesante. Ndeshja e parë e së enjtes është finalja e femrave (14.30) ku M-Technologie takohet me Skënderajn.

Në konkurencën e meshkujve (17.00) akti final sjell duelin mes Prishtina Volley dhe fituesit actual të Kupës, Lubotenit.

Të dyja finalet zhvillohen në Pallatin e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë. /Zëri/Image