Zhegrova i pafat, i afrohet dy herë golit me Baselin

Zhegrova i pafat, i afrohet dy herë golit me Baselin

Sport prill 14, 2019 - 11:25
Detajet

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova u paraqit si titullar mbrëmë në sfidën mes Baselit dhe Grasshopersin në ligën zvicerane, transmeton zeri.info

Ai u paraqit 73 minuta në barazimin pa gola 0:0 të ekipit të tij.

Reprezentuesi i Kosovës pati dy gjuajtje mjaft të mira drejt portës në pjesën e parë të takimit, por që për fatin e keq të tij nuk shkuan në rrjetë./Zëri