Titullar për herë të parë, kështu u vlerësua Zhegrova

Titullar për herë të parë, kështu u vlerësua Zhegrova

Sport prill 14, 2019 - 12:21
Detajet

Ylli kosovar, Edon Zhegrova u paraqit për herë të parë si titullar mbrëmë për Baselin, transmeton zeri.info

Zhegrova luajti nga minuta e parë në barazimin e Baseit 0:0 ndaj Grasshopersit.

Reprezentuesi kosovar u paraqit deri në minutën e 73-të, kurse pati dy gjuajtje mjaft të mira në drejtim të portës gjatë pjesës së parë, por që fatin e keq të tij nuk shkuan në rrjetë.

Ai është vlerësuar me notën 6.5 nga mediet zvicerane.

Zhegrova është transferuar te Baseli në formë huazimi nga Genku në afatin kalimtar të janarit./Zëri