Zyrtare: Sami Sermaxhaj largohet nga Ballkani

Zyrtare: Sami Sermaxhaj largohet nga Ballkani

Sport prill 15, 2019 - 11:41
Detajet

Ballkani i Therandës e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj, raporton Zëri.info.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook.

“Pas bashkëpunimit disa mujor me trajnerin Sami Sermaxhaj,sot kemi shkëputur bashkëpunimin.

Shkëputja e marrëveshjes është bërë me marrëveshje të dy anshme,pasi mungonin rezultatet e pritura nga klubi.

FC Ballkani i uron trajnerit Sami Sermaxhaj sukses dhe falënderon për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Ky ekip në këtë edicion po lufton për mbijetesë.

Në ndeshjen e fundit humbi nga Trepça '89 me rezultat 2:0. 

Pas xhiros së 27 Ballkani ndodhet në pozitën e tetë me 32 pikë të grumbulluara. /Zëri.info

Image