Super-lajm për Edon Zhegrovën nga gazeta më e madhe zvicerane

Super-lajm për Edon Zhegrovën nga gazeta më e madhe zvicerane

Sport prill 15, 2019 - 11:57
Detajet

Mesfushori i talentuar i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Zvicrës nga gazeta e madhe zvicerane Blick, përcjell Zëri.info.

Baseli në sfidën e xhiros së 29 të Superligës, barazoi në fushën e saj me Grasshoppersin me rezultat 0:0.

Zhegrova në këtë ndeshje për herë të parë luajti titullarë për Baselin duke u aktivizuar për 75 minuta.

20-vjeçari tregoi formë shumë të mirë.

Kujtojmë se Zhegrova në afatin kalimtar të dimrit u huazua në Basel nga skuadra e Genkut në Belgjikë. /Zëri.info

Image