Sermaxhaj zbulon arsyen e largimit nga Ballkani

Sermaxhaj zbulon arsyen e largimit nga Ballkani

Sport prill 15, 2019 - 14:31
Detajet

Sot Ballkani e konfirmoi ndarjen me trajneri Sami Sermaxhaj, transmeton zeri.info

Semaxhaj i ka zbuluar arsyet e largimit të tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai thotë se shkëputjen e kontratës e ka iniciuar kryesia e klubit për shkak se nuk kishte pranuar t’i dënohen lojtarët.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Kryesusit e klubit nuk kanë qenë të kënaqur me ecurinë e rezultateve të fundit, por poashtu unë pas lojës së fundit nuk jam pajtuar me propozimet e tyre mbi masat disiplinore ndaj lojtarëve, kështu që vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin.

Dua të sqaroj që bashkëpunimi është ndërprerë me propozimin e kryesisë, e jo nga ana ime ngase me rastin e prezentimit tim në klub në prezencë të lojtarëve dhe stafit udhëheqës jemi dakorduar që objektivi kryesor këtë sezon është mbetja në superligë, kurse objektiv shtesë Kupa e Kosovës, kështu që  KF Ballkani sot nuk është në zonën e barazhit dhe poashtu i kualifikuar në gjysmëfinale të kupës së Kosovës (për herë të parë në histori të klubit) dhe kam qenë i gatshëm të punoj deri në fund të edicionit për realizimin e objektivave të Klubit.

Dua ti falënderoj dhe njëkohësisht ti uroj shumë suksese udhëheqësëve të klubit, bashkëpunëtorëve profesional, lojtarëve dhe publikun Suharekas për mbështetjen e deritanishme.

 Trajnerit Gani Sejdiut i uroj punë të mbarë dhe shumë suksese me FC Ballkanin

“FORCA BALLKANI”.