Vaki kosovare, kaq trajnerë janë shkarkuar deri më tani në Superligë

Vaki kosovare, kaq trajnerë janë shkarkuar deri më tani në Superligë

Sport prill 15, 2019 - 14:53
Detajet

Superliga e Kosovës vit pas viti është duke u bërë më interesante.

Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, klubet kosovare janë munduar të rrisin nivelin e profesionalizmit në aspektin e organizimit dhe atë të futbollit.

Ky kampionat që po zhvillohet është një nga më të mirët në vitet e fundit, pasi gara për titull dhe mbijetesë është shumë tejet interesante.

Por, si zakonisht klubet e Superligës nuk i durojnë edhe aq shumë rezultatet e dobëta nga trajnerët e tyre.

Gjatë ditës së sotme është shkarkuar trajneri Sami Sermaxhaj nga KF Ballkani, me arsyetimin e rezultateve jo shumë të mira të arrituara nga ai.

Ballkani është duke luftuar për mbijetesë duke u renditur në pozitën e tetë me 32 pikë, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit.

Fatin e Sermaxhaj e kanë pasur dhe 13 homolog të tij gjatë këtij sezoni.

Deri më tani në Superligë të Kosovës janë shkarkuar 14 trajnerë nga klubet.

Insporti ju sjellë listën e plotë të trajnerëve të shkarkuar në këtë sezon.

Lista e plotë:

Bekim Shotani

Bylbyl Sokoli

Bekim Isufi

Sami Sermaxhaj

Sadat Pajaziti

Shpëtim Duro

Enis Nasufi

Xhengiz  Rexhepi

Afrim Tovërlani

Gugash Magani

Sulejman Starova

Bedridin Gjinali

Gëzim Hasi

Vicenzo Alberto Annese