Formacionet e mundshme: Juventusi me shumë mungesa kundër Ajax

Formacionet e mundshme: Juventusi me shumë mungesa kundër Ajax

Sport prill 16, 2019 - 08:58
Detajet

Juventusi do ta synojë gjysmëfinalen e tretë në pesë sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha garat, teksa i ka fituar pesë ndeshjet e fundit në “Allianz Stadium”.

Ndërkaq, Ajaxi është e pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit si mysafir në Ligën e Kampionëve – edhe pse pesë nga këto ndeshje kanë përfunduar baras, shkruan Zëri.

Ndeshja e parë në Amsterdam javën e kaluar mbaroi 1:1.

Image

Cristiano Ronaldo shënoi për “Zonjën e Vjetër”, ndërkaq David Neres e shvnoi golin e barazimit.

Juventusi vjen në këtë ndeshje pas humbjes 2:1 nga SPAL-I në Serie A, ndërkaq Ajaxi pas fitores 6:2 ndaj Excelsior të shtunën në kampionatin holandez.

Dy skuadrat janë përballur 13 herë mes vete në garat e UEFA-s, ku Juventusi ka fituar gjashtë herë dhe dy ndeshje i ka humbur.

Ndryshe, Ajax nuk ka fituar kurrë në Juventus.

Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Manchester City ose Tottenhamin në gjysmëfinale.

Te Juventusi mungojnë Manduzkic dhe Chiellini, teksa priten të luajnë sonte Kean dhe Rugani.

Image

Kurse, tek Ajax pritet të mungojë mesfushori, Frenkie de Jong, që ka pësuar lëndim së fundmi./Zëri/

Image