Arrestohet trajneri i akademisë së Manchester Unitedit

Arrestohet trajneri i akademisë së Manchester Unitedit

Sport April 16, 2019 - 23:19
Detajet

Manchester United u eliminua sonte nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Barcelona, transmeton zeri.info

Barcelona e fitoi edhe përballjen e sotme me rezultat 3:0 dhe u kualifikua në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm nga të dy ndeshjet 4:0.

Ndërkohë, mediat angleze raportojnë se trajneri i akademisë, Nicky Butt, është arrestuar nga policia angleze për shkak të një përleshje.

“Daily Mail” raporton se legjenda e “Djajve të Kuq” është arrestuar të martën mbrëma dhe është ndalur në statcionin policor.

Nicky Butt ishte pjesë e gjeneratës së artë të Manchester United ‘Class of ‘92” dhe në dy vitet e fundit është trajner i akademisë së Unitedit./Zëri

Image

Image