Porto - Liverpool, Xherdan Shaqiri pritet të luajë nga minuta e parë

Porto - Liverpool, Xherdan Shaqiri pritet të luajë nga minuta e parë

Sport April 17, 2019 - 10:12
Detajet

Porto është nikoqir i Liverpoolit në “Estadio do Dragao” për ndeshjen e kthimit në çerek-finalen e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli e fitoi ndeshjen e parë tetë ditë më parë në “Anfield” me rezultat solid 2:0.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp janë të vetëdijshëm se janë favorit absolute sonte si dhe për faktin që nuk kanë pranuar gol si vendas në ndeshjen e parë, shkruan Zëri.

Image

Të dyja skuadrat u përballën me njëra-tjetrën edhe edicionin e kaluar në fazën e eliminimit direkt të kësaj gare, ku Liverpooli fitoi 5:0 në Portugali, e më pas barazoi gola në “Anfield”.

Liverpooli e ka vizituar dy herë Porton në Portugali në histori të klubit.

Skuadra nga Marseyside barazoi 1:1 në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në vitin 2007, e më pas barazuan pa gola në çerekfinalen e Kupës së UEFA-s në vitin 2001.

Liverpooli vjen në këtë ndeshje në formë të lartë pas fitores 2:0 ndaj Chelseat në fundjavë në kuadër të Premierligës, garë të cilën “Të Kuqtë” janë duke kërkuar me ngulm që ta fitojnë.

Ndërkaq, edhe Porto është në formë të mirë, teksa në fundjavë mposhti Portimonensen me rezultat bindës 3:0 në kuadër të kampionatit elitar portugez, aty ku skuadra është në garë me Benfican për titullin kampion.

Image

Në këtë ndeshje, Vincent Aboubakar është i vetmi lojtar që do t’i mungojë Portos.

Lojtari në fjalë është i lënduar në ligametet kruciale dhe sonte do ta shikojë ndeshjen nga tribunat.

Image

Por, Porto e mirëpret rikthimin e Pepes nga pezullimi, i cili pritet të luajë në qendër të mesfushës së bashku me Danilo Pereira.

Nga ana tjetër, te Liverpooli, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Adam Llalana priten të mungojnë sonte për shkak se ende nuk janë rikuperuar plotësisht nga lëndimet përkatëse.

Andrew Robertson mungoi në ndeshjen e parë në “Anfield” shkaku i pezullimit, por që sonte pritet të luajë nga minuta e parë, shkruan Zëri.

Kurse, Jordan Henderson mund të pushohet për sonte, dhe Jurgen Klopp mund të luajë me Georginio Wijnaldum.

Image

Thuhet se Klopp mund të bëjë rotacion sonte, ku edhe mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri së bashku me Divock Origi, Daniel Sturridge e James Milner mund të luajnë nga fillimi./Zëri/