Tifozët malazezë 'tradhëtojnë' serbët, e pabesueshme se si i pritën lojtarët e Zvezdës në parket

Tifozët malazezë 'tradhëtojnë' serbët, e pabesueshme se si i pritën lojtarët e Zvezdës në parket

Sport April 17, 2019 - 23:44
Detajet

Buduqnosti e ka mundur Crvena Zvezden e Beogradit në ndeshjen e tretë finale të ABA Ligës në basketboll, e zhvilluar në Podgoricë, shkruajnë mediat kroate, përcjell Zëri.info. 

Gjatë ndeshjes, tifozët vendas kanë keijuar atmosferë, e cila shpesh i ka kaluar kufijtë e sjelljes së mirë. 

Me të dalë në parket të basketbollistëve serb, nga tribunat janë dëgjuar thirrjet: “Vritni ciganêt”, ndërsa në fund të çeret të parë ka pasur edhe rrahje në tribuna. 

Disa tifozë kanë tentuar të shkojnë te bankina e Zvezdês, ndërsa ata nuk janë lejuar nga policia e cila e ka përdorë forcên ndaj huliganëve.

Gjithçka është qetësuar në fillimin e çerekut të dytë, pasi janë larguar tifozët nga një pjesë e tribunës. 

Zvezda udhëheq me 2:1, ndërsa kampione dhe anëtare e Euroligës, shpallet skuadra e cila arrin tri fitore./Zëri/