Komentet kontraverse të Guardiolas për Tottenhamin po bëjnë qarkullojnë me të madhe në internet pas eliminimit të turpshëm

Komentet kontraverse të Guardiolas për Tottenhamin po bëjnë qarkullojnë me të madhe në internet pas eliminimit të turpshëm

Sport April 18, 2019 - 09:49
Detajet

18 muaj më parë, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e kishte quajtur Tottenhamin “skuadra e Harry Kane”.

Në një konferencë për shtyp, në tetor të vitit 2017, ish-trajneri i Barcelonës në mënyrë kontraverse kishte kritikuar Tottenhamin, shkruan Zëri.

“Ne jemi në tetor, Chelsea i kishte fituar 13 ndeshje radhazi sezonin e kaluar”, tha Guardiola vitin e kaluar.

“Ata ishin të pamposhtur, ata e fituan kampionatin. Nuk është e lehtë. Natyrisht, këtë sezon ata luajnë në Evropë. Është paksa më e vështirë për të gjitha skuadrat”, kishte vlerësuar Pep Gurdiola.

“Ne kemi Manchester Unitedin dhe skuadrën e Harry Kane, që në çdo ndeshje shënon dy apo tre gola. Manchester Unitedi me Guardiolan do të jenë të vështirë. Janë skuadër agresive dhe të shpejtë me kundërsulme”, kishte shtuar Pep Guardiola.

Këto komente nga ana e trajnerit katalunas kanë qarkulluar shumë në rrjetet sociale pas Tottenhami eliminoi Manchester Cityn në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Manchester City fitoi dje 4:3 ndaj Tottenhamit, por falë fitores së Spurs 1:0 në Londër, londinezët vazhdojnë tutje në gjysmëfinale.

Në këtë faze, Tottenhami do të përballet me skuadrën nga Holanda, Ajax./Zëri/