Nga futbolli profesionist, ish-mesfushori anglez përfundon në industrinë e ndërtimit

Nga futbolli profesionist, ish-mesfushori anglez përfundon në industrinë e ndërtimit

Sport April 18, 2019 - 10:24
Detajet

Ish-mesfushori anglez, Glen Cockerrill pasi luajti për 22 vite në futbollin profesionist, tani ka ndërruar profesion. Ai tani ka gjetur një ‘dashuri’ të re në industrinë e ndërtimit.

Pas 22 vitesh si futbollist i Lincolnit, Swindonit, Sheffield Unitedit, Southamptonit, Orientit, Fulhamit dhe Brentfordit nga viti 1976 e deri në vitin 1998, 56-vjeçari, Glen Cockerill tashmë është një dizajner i njohur i kuzhinave si dhe një tjegull-montues i shtëpive, shkruan Zëri.

Tre kapitujt e jetës së Cockerill

Përveç se ka ndryshuar profesion për ‘360 shkallë’, Cockerill është ndarë edhe nga gruaja e tij e dytë, Angela, por në mënyrë tejet ‘miqësore’.

“Jeta ime ka qenë një trilogji e tri periudhave 20-vjeçare”, pranoi Cockerill.

Image

“Pjesa e parë e fëmijërisë sime dhe fillimi im si futbollist profesionist, e më pas martesa me Sharon, ku me të kam tre fëmijë të bukur janë dy pjesët e para të jetës sime”, vlerësoi ish-futbollisti i njohur anglez.

Cockerill ndihet i lumtur, e sidomos edhe për martesën e tij të dytë – me Angelën – me të cilën ka edhe tre fëmijë.

“Pastaj nga mosha 40 deri afër 60-vjeç jeta ime karakterizohet me martesën e dytë, një martesë fantastike me tre fëmijë tjerë të mrekullueshëm”, janë vlerësimet e 59-vjeçarit.

Image

“Ndihem kaq me fat që kam pasur tre kapituj të paharrueshëm dhe gjashtë fëmijë – Liam, Sam, Joss, Eva, Brody dhe Sonny, ku ky i fundit është vetëm 6-vjeçar”, tha Cockerill në mes të tjerash.

Cockerill ndoqi rrugën e babait

Cockerill si fëmijë gjithnjë kishte ëndërruar të bëhet futbollist.

Babai i tij, Ron, kishte luajtur mbi 300 ndeshje për Huddersfield dhe Grimsby mes viteve 1955 dhe 1968, shkruan Zëri.

Mesfushori i lindur në Grimsby më pas ishte vërejtur nga trajneri i atëhershëm i Anglisë, Graham Taylor.

Për këtë, Cockerill tha: “Graham më transferoi mua në Lincoln në vitin 1976, ku unë aty kalova tri vite të karrierës sime”.

Më pas, ai u transferua në Swindon në vitin 1979 dhe më pas kishte kaluar dy vite brilliante të karrierës në Sheffield United para se të transferohej në Southampton në vitin 1985.

“E shijova kohën time aty. Më pas iu bashkova Orient dhe kisha tri sezone të mrekullueshme. Në vitin 1996 kalova në Fulham. Trajner aso kohe ishte Micky Adams dhe me të njiheshim nga koha ime në Southampton, ku me të isha bashkëlojtar”, zbuloi Glen Cockerill.

“Ne u promovuan një kampionat më lart në atë sezon dhe më pas në vitin 1997 u transferova në klubin e fundit të karrierës sime, Brentford. U rikthava më pas në Fulham për të punuar në akademinë e klubit dhe me grupmoshat U-19 e më pas punova edhe si ndihmës i Alan Smith në Crystal Palace”, tha Cockerill në mes të tjerash.

Image

Ish-mesfushori gjithashtu kishte ndihmuar edhe trajnerin e Woking, Geoff Chappell si ndihmës dhe më pas mori drejtimin e skuadrës kur Chapell u shkarkua.

Industria e ndërtimit

Pasi e la Woking 12 vite më parë, një bisedë me John Buchanan bëri që ai të futej në industrinë e ndërtimit.

“Absolutisht më pëlqen kjo punë. Jam i kualifikuar për punën e montuesit të tjegullave dhe dizajnimit të kuzhinave”, pohoi 59-vjeçari.

Por, ai nuk e ka harruar futbollin pasi që në çdo fundjavë vendos baste për fitore ndaj të gjitha skuadrave, ku ai ka luajtur./Zëri/