Rikthehen emocionet e Ligës së Evropës, kryendeshja zhvillohet në 'San Paolo'

Rikthehen emocionet e Ligës së Evropës, kryendeshja zhvillohet në 'San Paolo'

Sport April 18, 2019 - 11:09
Detajet

Pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve, sot do të zhvillohen edhe katër ndeshje të karakterit evropian.

Në kuadër të Ligës së Evropës, sonte do të zhvillohen katër ndeshjet e kthimit në kuadër të çerekfinaleve të këtij kompeticioni, shkruan Zëri.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në “San Paolo”.

Napoli është nikoqir i Arsenalit në Itali, teksa londinezët janë në avantazh prej dy golash (2:0) pas ndeshjes së parë.

Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet edhe në “Mestalla”, ku Valencia pret Villarealin.

Ndërkaq, Frankfurti pret në Gjermani Benfican, dhe Chelsea është nikoqir i Slavia Pragës.

Të gjitha ndeshjet në fjalë zhvillohen me fillim nga ora 21:00./Zëri/