Chelsea ulë çmimin e Hazard, Real Madridi e mirëpret vendimin

Chelsea ulë çmimin e Hazard, Real Madridi e mirëpret vendimin

Sport April 18, 2019 - 11:30
Detajet

Pavarsisht se është e pezulluar për transferimin e lojtarëve, klubi londinez është i gatshëm ta pranojë shitjen e mesfushorit belg.

Mediet spanjolle shkruajnë se në vend të Hazard, Chelsea planifikon transferimin e yllit të Lille, Nicolas Pepe.

Fillimisht, Chelsea kërkonte 104 milionë për Hazard, por tani Real Madridi shpreson se do ta kompletojë transferimin për 90 milionë euro.

Këtë edicion, Hazard ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 12 asistime, kështu që gjasat janë të mëdha që ai të kalojë te Real Madridi në verën e ardhshme.

Përveç Hazard, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane kërkon edhe yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe./Zëri/