Eliminimi nuk mjafton, Juventusi vazhdon të marrë lajme të këqija

Eliminimi nuk mjafton, Juventusi vazhdon të marrë lajme të këqija

Sport April 18, 2019 - 11:40
Detajet

Juventusi raportohet se nuk mund të llogarisë në shërbimet e Paulo Dybalas për dy ndeshjet e ardhshme kundër Fiorentinës dhe Interit.

Dybala pësoi lëndim muskulor në humbjen 1:2 nga Ajaxi të marten, shkruan Zëri.

Kështu, “La Stampa” shkruan se sulmuesi do të mungojë në ‘ahengun e titullit’ eventual kundër Fiorentinës të shtunën, si dhe në Derbin e Italisë kundër Interit më 27 prill.

Image

Për më shumë, disponueshmëria e tij për derbin lokal ndaj Torinos që zhvillohet më 3 maj ende nuk është e ditur.

Ndryshe, Dybala u lëndua në ndeshjen ndaj Ajax, dhe u detyrua ta lëshojë fushën e lojës pas 45 minutash lojë./Zëri/