Skena më dramatike e ndeshjes Tottenham – Man City ndodhi në tribuna, ylli i Spurs nuk e dinte se ishin kualifikuar

Skena më dramatike e ndeshjes Tottenham – Man City ndodhi në tribuna, ylli i Spurs nuk e dinte se ishin kualifikuar

Sport April 18, 2019 - 11:53
Detajet

Çerekfinalja epike e Tottenham Hotspurs në Ligën e Kampionëve ka bërë që mesfushori Moussa Sissoko të ndihet i hutuar – sepse ai nuk e ka ditur se kush ka kaluar në gjysmëfinale.

Spurs është mposhtur 4:3 në “Etihad Stadium” mbrëmë, por me fitoren 1:0 javën e kaluar në shtëpi, kualifikohen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Image

ka startuar nga minuta e parë në “Etihad Stadium” mbrëmë, por një lëndim në pjesën e parë bëri që ai të largohet nga loja, shkruan Zëri.

Kështu, reprezentuesi francez ka mundur ta shikojë ndeshjen në fjalë vetëm nga tribunat.

Image

Por, goli i anuluar i Raheem Sterling për 5:3 ka hutuar tejmase mesfushorin francez të Tottenhamit.

“Unë isha në bankën rezervë kur e pash golin e Sterling për 5:3”, tha Sissoko për “L’Equipe”.

“Isha shumë i zhgënjyer, kështu që u riktheva në zhveshtore”, vazhdoi Sissoko.

“Isha i vetmuar, askush nuk ishte me mua, madje nuk kishte as televizor aty. Sipas meje, ne u eliminuam. Më pas, njëri nga anëtarët e stafit erdhi tek unë dhe më tha: ‘E pabesueshme, ne u kualifikuam!”.

“Unë i thash: ‘Si e bëmë këtë? Në atë moment, ai më tregoi se goli ishte anuluar”, shtoi Sissoko.

Image

“Kështu, që unë e harrova lëndimin tim dhe vrapova te lojtarët tjerë për t’i mos humbur festimet. Ishte me të vërtetë emocionale”, tha Sissoko në mes të tjerash.

Ndryshe, në gjysmëfinale, Tottenhami përballet me Ajaxin, ku ndeshja e parë zhvillohet më 30 prill në Londër, ndërsa në Amsterdam më 8 maj./Zëri/