Zyrtare: Vëllaznimi emëron trajnerin e ri pas largimit të Ismet Munishit

Zyrtare: Vëllaznimi emëron trajnerin e ri pas largimit të Ismet Munishit

Sport April 18, 2019 - 12:11
Detajet

Vëllaznimi i Gjakovës ka vendosur për trajnerin e ri pas largimit të Ismet Munishit, raporton Zëri.info.

Drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri Blerim Mula i cili ditë më parë u emërua drejtor i Akademisë së klubit.

Lajmi konfirmohet nga klubi gjakovar. “Pas shkëputjes së bashkëpunimit, me marrëveshje, me trajnerin Ismet Munishi, kryesia e Klubit Vëllaznimi ka emëruar Blerim Mulen udhëheqës të shtabit teknik.

Mula do ta udhëheqë skuadrën deri në fund të kampionatit. Bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të jenë ata që ishin edhe të Munishit. Suksese Blerim Mula”, ka njoftuar klubi i Vëllaznimit në rrjetin social Facebook.

Mula edhe vite më e ka drejtuar Vëllaznimin.

Ai ka përvojë si trajner edhe në Turqi.

Munishi i ndau rrugët me klubin e Vëllaznimit të mërkurën më mbrëmje, në një kohë vendimtare të sezonit për synimet e klubit, pas humbjes turpëruese në shtëpi 4:0 nga Trepça ’89.

Vëllaznimit garon në Ligën e Parë.

Klubi gjakovar është duke luftuar për t’u rikthyer në Superligë dhe ndodhet në zonën e play-off, me vetëm gjashtë pikë larg vendit të dytë, vendit të promovimit direkt në ligën elitare kosovar. /Zëri.info

Image