Ndërron jetë njeriu historik i Real Madridit

Ndërron jetë njeriu historik i Real Madridit

Sport April 18, 2019 - 12:40
Detajet

Real Madridi ka njoftuar sot për vdekjen e delegatit të parë historic, Agustin Herrerin, në moshën 86-vjeçare.

Herrerin ishte ‘guardiani’ i “Santiago Bernabeu”-t për 18 edicione, teksa ka punuar në klub për 50 vite në role të ndryshme.

Në verën e vitit 2017, ai ishte duke vuajtur nga sëmundje dhe u dertyrua ta lë punën e tij, shkruan Zëri.

Image

Kështu, Sergio Ramos dhe Marcelo, futbollistët e Real Madridit e nderuan atë duke ia dhënë një fanellë të klubit madrilène.

“Karriera e tij profesionale ka qenë shembull i vlerave të klubit tone, ku ai e ka kushtuar jetën e tij”, thuhet në njoftimin e klubit të Real Madridit.

Herrerin ishte i respektuar tejmase në Real Madrid, teksa edhe Cristiano Ronaldo ia kishte dhënë atij çmimet e “Topit të Artë”.

Image

“Këmbët e mia dridheshin”, kishte thënë më pas Herrerin./Zëri/