Dyshet më të frikshme në Bundesliga, aty është Milot Rashica dhe 'partneri i tij në krim'

Dyshet më të frikshme në Bundesliga, aty është Milot Rashica dhe 'partneri i tij në krim'

Sport April 18, 2019 - 14:18
Detajet

Kombinimet fenomenale mes dy futbollistëve sjellin gjithnjë suksesin e duhur te një skuadër futbolli dhe tashmë kampionati elitar gjerman, Bundesliga ka në radhët e saj dyshet më të frikshme.

Me pesë ndeshje të mbetura këtë sezon, skuadrat do të kërkojnë nga sulmuesit e tyre sa më shumë gola që t’i arrijnë synimet përkatëse – kualifikimin në Evropë si dhe mbijetesën në Bundesliga, shkruan Zëri.

Por, cilat dyshe janë më të ‘frikshme’ në Bundesliga?

5) Max Kruse dhe Milot Rashica (Werder Bremen) – 18 gola së bashku

Në vendin e pestë renditet Max Kruse – njeriu plotësisht i saktë nga pika e bardhë - dhe ‘partneri i tij në krim’, Milot Rashica, të cilët së bashku kanë shënuar 18 gola.

Image

Dhjetë gola ka shënuar Kruse, kurse Rashica ka shënuar tetë sosh.

Derisa 31-vjeçari ka mbi 200 paraqitje në Budesliga, Rashica është vetëm në edicionin e tij të parë në Werder Bremen, ku u transferua nga Vitesse verën e kaluar.

Kombinimet e frikshme të Kruse dhe mesfushorit të Kosovës kanë bërë që Werder Bremeni sot të renditet në vendin e shtatë në tabelë dhe ta ketë shansin të kualifikohet në Evropë për edicionin e ardhshëm.

4) Marco Reus dhe Jadon Sancho (Borussia Dortmund) – 25 gola së bashku

Njëra prej dysheve më të mira në planet është edhe dyshja Reus – Sancho, të cilët kanë shkëlqyer këtë edicion.

Image

Reus ka shënuar 15 gola, kurse Sancho dhjetë sosh, teksa ata janë faktor kyç që Dortmundi është duke luftuar për titullin kampion, ani pse vendi i parë momentalisht i takon Bayern Munich.

Çuditërisht, golashënuesi më i mirë i Dortmundit aktualisht është Paco Alcacer me 16 gola, por që sulmuesi spanjoll inkuadrohet më shpesh nga banka rezervë, kështu që Reus dhe Sancho kanë më shumë përgjegjësi.

3) Robert Lewandowski dhe Thomas Muller (Bayern Munich) – 27 gola së bashku

Befasisht, dyshja Lewandowski – Muller renditet në vendin e tretë të tabelës përkundër se kanë shënuar së bashku 27 gola këtë edicion.

Image

Muller ka pasur vështirësi të luajë në formacionin bazë këtë edicion për shkak të formës së Serge Gnabryt, teksa ka shënuar gjashtë gola në Bundesliga.

Megjithatë, Lewandowski me 21 gola ka bërë që ai së bashku me sulmuesin gjerman të përfshihen në këtë listë.

2) Andrej Kramaric dhe Ishak Belfodil (Hoffenheim) – 28 gola së bashku

Pasi edicionin e kaluar e mbylli në vendin e tretë, Hoffenheimi ka qenë impresiv edhe këtë edicion duke arritur pritjet dhe aktualisht renditet në vendin e gjashtë të tabelës me mundësi reale për një kualifikim të mundshëm në Evropë.

Image

Me 60 gola të shënuar, skuadra e Julian Nagelsmann ka sulmin e tretë më të mirë në kampion dhe gjysma e këtyre golave kanë ardhur nga Andrej Kramaric (15 gola) dhe Ishak Belfodil (13 gola), shkruan Zëri.

Në përgjithësi, Kramaric ka qenë në formë të lartë që prej ardhjes në Gjermani nga Leicester City duke shënuar 56 gola në 124 paraqitje në të gjitha garat.

1) Sebastien Haller dhe Luka Jovic (Eintracht Frankfurt) – 31 gola së bashku

Eintracht Franfurt ka qenë njëra prej storieve më interesante këtë edicion në Bundesliga dhe aktualisht ka gjasa të kualifikohet në Ligën e Kampionëve nga edicioni i ardhshëm, pasi ka regjistruar gjashtë fitore radhazi deri në humbjen e fundjavës së kaluar 3:1 nga Augsburg.

Image

Edhe Ante Rebic ka dhënë kontribut të madh tek Eintracht Franfurti, por Luka Jovic dhe Sebastien Haller kanë shënuar 17 gola, respektivisht 14 gola.

Ndikimi i Haller është i pakontestueshëm, ndërsa për Jovic dëshmon fakti se kërkohet nga klubet si Real Madrid dhe Barcelona./Zëri/