Operohet basketbollisti i mirënjohur kosovar

Operohet basketbollisti i mirënjohur kosovar

Sport April 18, 2019 - 14:26
Detajet

Basketbollisti i Rahovecit, Rron Grapci, duhet që t’i nënshtrohet operimit, raporton Zëri.info.

Rahoveci e ka zbuluar lajmin përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pas analizave dhe skanimeve në detaje mjekët kanë konstatuar se kapiteni Rron Grapci duhet t'i nënshtrohet një ndërhyre kirurgjikale për të evituar problemin në këmbë pas lëndimit qe e ka pësuar në ndeshjen ndaj Yllit.

Skuadra do t'i qëndroi pranë Rronit në çdo moment deri në sherimin e plotë të tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Basketbollisti nga Peja është edhe kapiten i Rahovecdit. /Zëri.info

Image