Policëve iu vodhën armët deri sa po shikonin ndeshjet e Championsit

Policëve iu vodhën armët deri sa po shikonin ndeshjet e Championsit

Sport April 18, 2019 - 15:22
Lexoni detajet!

Vendimi për t’i shikuar Cristiano Ronaldon e Lionel Messin në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve në televizion rezultoi të ketë qenë i gabuar për disa policë nga Kenia, të cilëve ua vodhën armët disa hajna, në stacionin policor.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së martës. Disa policë e kishim mbyllur stacionin policor në Kamorwon, në pjesën veriore të Kenisë, dhe dolën ta kërkojnë një televizion, raporton Reuters.

Përderisa ata po i shikonin dy ndeshje – Manchester Unitedin kundër Barcelonës dhe Juventusin kundër Ajaxit – në një televizion në një qendër tregtare, hajnat hynë në stacion policor, nga ku i morën tri armë dhe disa gjëra të tilla.

Kur e kuptuan çfarë kishte ndodhur, zyrtarët policorë tentuan t’i gjejnë grabitësit dhe t’i kthejnë armët e vjedhura,  mirëpo ky tentim nuk pati sukses.

Ende nuk dihet nëse ata u ndëshkuan për këtë që ndodhi.

Futbolli evropian, veçanërisht Premierliga e Anglisë, është shumë e famshme në Keni dhe në vendet e tjera afrikane.

Atë natë, Juventusi u trondit nga Ajaxi dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa Barcelona arriti ta mposhtë lehtësisht Manchester Unitedin dhe e siguroi një vend në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve./Periskopi