Policia e Kosova nuk i lejon ‘Plisat’ të udhëtojnë në Gjilan

Policia e Kosova nuk i lejon ‘Plisat’ të udhëtojnë në Gjilan

Sport April 18, 2019 - 16:09
Detajet

FC Prishtina nuk do ta ketë mbështetjen e tifozëve të flaktë, ‘Plisave’ për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës në futboll ndaj Gjilanit, sfidë e cila i takon xhiros së 28, raporton Zëri.info.

Tifozët e ekipit nga kryeqyteti njoftojnë se Policia e Kosovës ka marr vendim që ata mos të udhëtojnë në Gjilan.

“Pas lajmërimit tonë që do të udhëtojmë në Gjilan me datën 20 (të shtunën), morrëm përgjigje negative nga Policia e Kosovës, me arsyen se stadiumi në Gjilan është duke u rinovuar dhe nuk ka kushte për të dy tifozëritë pasi që paraqet rrezik për masën në tribuna”, shkruhet në njoftimin e ‘Plisave’, përcjell Zëri.info.

Sfida Gjilani – Prishtina luhet të shtunën nga ora 15:00. Zëri.info