Liverpooli përballë Barcelonës, Van Dijk befason me deklaratën për Messin

Liverpooli përballë Barcelonës, Van Dijk befason me deklaratën për Messin

Sport April 18, 2019 - 16:11
Detajet

Virgil van Dijk e pranon se është i pasigurt se si duhet të përgatitet Liverpooli për ta ndalur rrezikun nga Lionel Messi në ndeshjen ndaj Barcelonës, transmeton zeri.info 

Gjiganti anglez do të përballet me klubin katalonjas në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Van Dijk do të jetë ai që do ta ketë detyrën kryesore për ta ndalur argjentinasin, derisa holandezi e pranon se do të ketë punë të vështirë.

“Nuk e di, do të shohim. Do të jetë një ndeshje e madhe për të gjithë ne. Sigurisht, ne jemi shumë të lumtur që jemi në gjysmëfinale dhe kjo është e vetmja gjë që mund të them”, është shprehur Van Dijk.

“Gjithmonë ka të bëjë me të bërit gjithçka së bashku, kurrë nuk është një kundër një, kurrë nuk është unë kundër një sulmuesi të veçantë”, shtoi ai./Zëri