Tottenhami mund ta fitojë Championsin

Tottenhami mund ta fitojë Championsin

Sport April 18, 2019 - 16:22
Detajet

Mbrojtësi i Tottenhamit, Danny Rose beson se klubi londinez është në gjendje për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion, derisa shton se ekipi i Mauricio Pochettinos nuk i frikësohet askujt, transmeton zeri.info 

Tottenhami do të ketë përballë Ajaxin në gjysmëfinale të kompeticionit elitar evropian për klube.

“Ne jemi në gjysmëfinale dhe kemi pasur një ecuri të vështirë”, ka deklaruar Rose.

“Ne e mposhtëm kampionin potencial gjerman, Dortmundin dhe kampionin potencial anglez, Cityn, kështu që kemi pasur rrugën e vështirë drejt gjysmëfinaleve dhe jemi plot vetëbesim. A mund ta fitojmë? Pse jo? Ne jemi në gjysmëfinale dhe do të shohim se si do të shkojë”, shtoi anglezi./Zëri