Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare

Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare

Sport April 18, 2019 - 17:05
Detajet

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka folur në superlativa për ish-lojtarin e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, për të cilin thotë se falë fizikut dhe mentalitetit të tij mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare

Ish-trajneri i Juventusit, Carlo Ancelotti, i cili tani është në krye të Napolit, pret që Cristiano Ronaldo të luajë edhe për një kohë të gjatë në futboll. Ancelotti thotë se falë kualitetit fizik dhe mental të Ronaldos, ai mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare. Ylli portugez së fundmi festoi ditëlindjen e tij të 34-t. Ai nuk ka treguar shenja se e ka ndërmend të ndalet, duke pasur një edicion produktiv në vitin e tij të parë te Juventusi.

Ronaldo, i cili më parë kishte shkëlqyer për Manchester Unitedin dhe Real Madridin, shumë shpejt është kthyer në një figurë kyçe në Torino.

Përpjekjet e tij të mëdha nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta ndihmuar Juventusin që ta kalojë fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por klubi torinez shpejt pritet të kurorëzohet kampion në Itali.

Ancelotti beson se Ronaldo do të jetë edhe për shumë vite në ndjekje të Ronaldos, me fituesin e pesëfishtë të “Topit të Artë” që pritet ta ndihmojë adoleshentin premtues të Juventusit, Moise Kean.

“Unë jam impresionuar dhe jam befasuar nga Ekan. Fillimi i tij këtë vit ishte i jashtëzakonshëm dhe ka pasur menaxhim të kujdesshëm për lojtarin, brenda dhe jashtë fushës. Ai e ka fatin e mirë që të stërvit me një fenomen të kalibrit të Cristianos”, ka deklaruar Ancelotti.

“Ai do të luajë deri në moshën 40-vjeçare sepse jo vetëm që ka një fizik të mrekullueshëm, por ka edhe inteligjencë, forcë dhe vendosmëri për t’u përmirësuar çdo ditë”, është shprehur strategu italian, i cili kishte punuar me Ronaldon sa ishte trajner i Real Madridit gjatë periudhës 2013-2015.

Kean ka shkëlqyer këtë edicion kur është ftuar nga Juventusi. Ai e ka mbuluar mjaft mirë disa herë mungesën e Ronaldos, duke regjistruar gola kur kolegu i tij ikonë ka qenë i lënduar ose ka pushuar. 19-vjeçari shpreson që të jetë në krah të portugezit për shumë vite. Ronaldo ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2022. Ai ishte shprehur njëherë se do të mundohet ta zgjasë karrierën e tij sa më shumë që mundet, derisa gjatë vitit 2017, kur ishte pjesë e Real Madridit, kishte deklaruar: “Kur e rinova kontratën unë thashë se do të luaja edhe kur të jem 41-vjeçar, ishte gjysmë shaka dhe gjysmë serioze. Unë ndihem mirë, pa lëndime dhe jam ende i motivuar. Do të luaj deri kur të jem 35-vjeçar, 41 apo 45. Nuk e di. Nuk e shoh veten si trajner. Por, nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Momentalisht, unë jam i përqendruar vetëm në karrierën time në lojë”.