Doktori i çmendur, 'VIAGRA' për futbollistët

Doktori i çmendur, 'VIAGRA' për futbollistët

Sport April 19, 2019 - 16:08
Detajet

Doktori i klubit argjentinas, Union de Santa Fe, ka shkruar një recetë të pazakonshme me rastin e vizitës që këtij klubi në Ekuador, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info.

Në të vërtetë, doktori Santiago Calvo, futbollistëve u ka shkruar “Viagra”, në mënyrë që ata të adaptohen në kushtet që mbretërojnë në kryeqytetin Ekuadorit, Kuito, i cili gjendët në lartësi mbidetare mbi 3 mijë metra.

“Më lartësi të mëdha mbidetare arteriet përreth mushkërive fillojnë të ngushtohen, gjë e cila ndikon edhe në qarkullimin e oksigjenit dhe dyoksidit të karbonit, ndërsa aty vepron viagra!. Ajo ndihmon që gjaku të qarkullojë më mirë në kafazin kraharorit, në mënyrë që futbollistët t’u përballojnë kushteve të tilla”, ka dashur të sqarojë mjeku këtë metodë të pazakonshme.

Edhe pse futbollistët e kanë aplikuar këshillën e mjekut, argjentinasit e kanë humbur ndeshjen pas ekzekutimit të penalltive nga Independiente, me rezultat 4:2, ndeshje kjo e vlefshme për rrethine dytë të Copa Sudamerica. /Zëri/