Certifikohen gjyqtarët dhe trajnerët e parë të sportit më të ri në Kosovë

Certifikohen gjyqtarët dhe trajnerët e parë të sportit më të ri në Kosovë

Sport prill 20, 2019 - 21:31
Lexoni detajet

Sot në Kolegjin “Universi” në Bardhosh të Prishtinës, u mbajt trajnimi njëditor për gjyqtarët dhe trajnerët e badmintonit, që është sporti më i ri në Kosovës, pasi ka vetëm pak muaj që është themeluar Federata e Badmintonit e Kosovës, kryetar i së cilës është Jeton Nebiu, shkruan zeri.info.

“Ky është trajnimi i parë i organizuar nga kjo Federatë, ndërsa pjesëmarrës ishin 32 profesorë të kulturës fizike dhe sportit, në mesin e tyre 7 femra”, tha për “Zëri” kryetari Nebiu.

Në këtë trajnim ligjëruan prof.dr. Abedin Bahtiri, ligjërues i këtij sporti për disa vite në Kolegjin “Universi” dhe profesori Jeton Havolli.

“Të certifikuarit nga ky institucion do të kenë të drejtë të referojnë dhe drejtojnë klubet ekzistuese në Kosovë”, tha më pas kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, Jetoi Nebiu. /Zëri/Image