Gashi mposhtet nga Chisora, qëndron në këmbë deri në gongun e fundit

Gashi mposhtet nga Chisora, qëndron në këmbë deri në gongun e fundit

Sport April 20, 2019 - 23:47
Lexoni detajet

Përkundër humbjes, Senad Gashi arriti që të bënte një duel mjaft të mirë me boksierin britanik, Dereck Chisora.

Chisora ia doli që të rikthehet me fitore pas disfatës që pësoi kundër Dillian Whyte, duke boksuar 10 raunde mjaft të mira kundër shqiptarit Gashi.

Ishte vendimi unanim i jurisë që i dha fitoren boksierit britanik, në ‘O2 Arena’, shkruan lajmi.net.

Gashi pati vetëm dy raunde të fituara, ku në disa momente lëshoi disa kundër goditje të sakta ndaj kundërshtarit.

Në raundet e tjera, Senadi u mundua që në secilin moment t’i shmangët luftës me Chisoran, por një gjë të tillë nuk arriti ta bënte me sukses.

Arritja e madhe e Gashit ishte vetëm qëndrimi në këmbë për 12 raunde, ndaj një boksieri me mjaftë eksperiencë.

Chisora tashmë është rikthyer dhe me siguri se do të kërkojë revanshin me Dillian Whyte.