Justifikimi interesant i Solskjaer për humbjen turpëruese nga Evertoni

Justifikimi interesant i Solskjaer për humbjen turpëruese nga Evertoni

Sport prill 21, 2019 - 17:12
Detajet

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka reaguar pas humbjes së sotme të skuadrës së tij.

Në "Goodison Park", "Djajtë e Kuq" kanë pësuar humbje turpëruese me rezultat 4:0 nga Evertoni, shkruan Zëri.

Ndërkaq, trajneri norvegjez e di se gjithçka shkoi keq në ndeshjen e sotme.

Image

"Nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes, gjithçka shkoi keq", tha fillimisht Solskjaer.

"Unë dua t'iu kërkoj falje tifozëve për humbjen e sotme", vazhdoi trajneri norvegjez.

"Ata janë njerëzit e vetëm që mund ta ngrisin kokën e tyre lart, por jo edhe ne", tha Solskjaer në mes të tjerash./Zëri/