Gazetari spanjoll vjen në Prishtinë, por mbetet i shokuar nga këto dy gjëra

Gazetari spanjoll vjen në Prishtinë, por mbetet i shokuar nga këto dy gjëra

Sport April 22, 2019 - 10:05
Lexoni më shumë detaje

Pedro Rodriguez Galvez ka arritur në Kosovë për ta bërë një dokumentar rreth suksesit të Përfaqësues tonë në futboll.

Gazetari nga Spanja, Pedro Rodriguez Galvez me të arritur në Kosovë është befasuar fillimisht me aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Spanjolli është befasuar me prezencën e pakët të njerëzve në aeroport, gjersa ka kritikuar edhe transportin publik për në kryeqytet.

Galvez ka postuar disa foto në llogarinë e tij në Twitter, duke i shprehur këto paknaqësi.

“Zbrita në Kosovë. Gjëja e parë që më befason është se vështirë po gjej njerëz në aeroport dhe nuk ka transport publik në qytet. Zgjidhja e vetme për të shkuar atje është të marrësh taksi (35 euro) apo të marrësh një veturë me qëra (30 euro). Zgjodha të ngas nëpër rrugët e Kosovës” ka shkruar në Twitter Galvez.