Bersant Celina mungoi sot për Swansean, shkrimi i gazetarit të njohur tregon shumçka

Bersant Celina mungoi sot për Swansean, shkrimi i gazetarit të njohur tregon shumçka

Sport April 22, 2019 - 21:30
Detajet

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Ai mungoi edhe në ndeshjen që Swansea City e zhvilloi sot me Ipswich Town.

Këtë e ka konfirmuar vet futbollisti i Kosovës përmes një postimi në Instagram, pak para nisjes së ndeshjes mes Ipswich Town e Swansea City, shkruan Zëri.

“Sa keq që s’mund të jem sot në Portman Road dhe do të mungojë edhe një tjetër ndeshje. Fat djema, shpresoj të kthehem në fushë sa më parë”, shkroi ai në Instagram.

Ndërkaq, i irrituar me mungesën e futbollistit prizrenas është shprehur edhe gazetari i njohur Andy Warren.

"Bersant Celina mungoi për Swansea Cityn sot, gjë që është mëkat dhe bonus për Ipswich në të njejtën kohë. Më pëlqen ta shikoj atë duke luajtur", shkroi Warren./Zëri/