Ylli i Kosovës nuk e ka ndërmend të ndalet, shënon golin e radhës te skuadra e re

Ylli i Kosovës nuk e ka ndërmend të ndalet, shënon golin e radhës te skuadra e re

Sport April 22, 2019 - 21:38
Detajet

Herolind Shala vazhdon të shkëlqejë në kampionatin elitar të Norvegjisë.

Mesfushori i Kosovës e ka gjetur rrjetën sërish për skuadrën e tij, Vaalerenga në Eliteserien, shkruan Zëri.

Shala ka shënuar gol të bukur në minutën e 38-të të ndeshjes për rezultatin 1:1.

Goli i futbollistit nga Kosova u asistua nga Efrain Juarez.

Image

Ndryshe, në këtë ndeshje, kundërshtar i Shalës është futbollisti tjetër kosovar, Veton Berisha, që në minutën e 37-të u ndëshkua me karton të verdhë./Zëri/