Dështon edhe Chelsea, gjithçka e hapur për pozitat tre dhe katër në ishull

Dështon edhe Chelsea, gjithçka e hapur për pozitat tre dhe katër në ishull

Sport April 22, 2019 - 23:05
Lexo Detajet

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Burnleyt, në një ndeshje që ishte jetike për shpresat e tyre për një vend në Ligën e Kampionëve vitn e ardhshëm.

“Blutë” barazuan në shtëpi 2"2 me Burnleyn në një ndeshje interesante.

Hendrick shënoi i pari për mysafirët në minutën 8. Kante dhe Higuain përmbysën gjithçka për dy minuta në minutat 12 dhe 14 ndërsa 10 minuta më vonë, Barnes shënoi golin e barazimit i cili rezultoi të ishte i fundit në ndeshje, raporton “Zeri.info”.

Chelsea luajti më mirë deri në fund por pa arritur të shënojë golin e fitores.

Ekipi londinez me këtë pikë pozicionohet në vendin e pestë me 66 pikë, një më pak se Tottenham në vendin e tretë kurse vetëm golaverazhi më i dobët e mban nën Arsenalin.

Ndërsa, kanë dy pikë më shumë se Manchester United i gjashti.

Ndeshjen e ardhshme ata e luajnë një super derbi që do të përcaktojë shumë, i shkojnë Manchester Unitedit./Zëri/