Munishi: Ndeshja kundër Drenicës, ishte me spec për Llapin

Munishi: Ndeshja kundër Drenicës, ishte me spec për Llapin

Sport April 22, 2019 - 23:21
Detajet

Tahir Batatina ka bilanc të 100%-të si trajner i Llapit që prej rikthimit të tij në këtë post.

Pas shkarkimit të Xhengiz Rexhepit, Batatina është emëruar trajner dhe nuk di ende për humbje apo barazim, shkruan Zëri.

Madje, Llapi i tij po lufton edhe për titullin e kampionit, ndërkaq, trajneri Ismet Munishi ka një koment për skuadrën nga Podujeva.

"Ndeshja kundër Drenicës ishte me 'spec' për Llapin, pra ishte më e vështira", tha trajneri kosovar në "Dueli Sportiv".

"Llapi ka skuadër me karakter dhe nuk kanë dëshirë të humbin ndeshje", vlerësoi Ismet Munishi.

"Kanë lojtarë si Zhdrella dhe Jonuzi, të cilët mund ta vendosin ndeshjen. Për çdo sukses ka merita edhe Batatina", shtoi Ismet Munishi./Zëri/