Ismet Munishi me një koment interesant për Trepçën'89: Nga edicioni i ardhshëm do të..

Ismet Munishi me një koment interesant për Trepçën'89: Nga edicioni i ardhshëm do të..

Sport April 22, 2019 - 23:33
Detajet

Trepça'89 është njëra prej skuadrave që po zhvillon një edicion të mirë së fundmi në Superligë.

Madje, skuadra e Sabit Osmanit është edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, ku në ndeshjen e parë mposhti Vëllaznimin, shkruan Zëri.

Ndërkaq, Ismet Munishi thotë se me dy përforcime, 89-shi mund të luftojë për titull nga edicioni i ardhshëm.

"Trepça 89 është një skuadër që ka lojtarë të jashtëzakonshëm", vlerësoi Munishi.

"Me dy transferime në verë, mund të luftojë për titullin kampion nga edicioni i ardhshëm", theksoi ish-trajneri i Vëllaznimit.

"Ndaj Dritës, ata dështuan ta merrnin fitoren pasi nuk shfrytëzuan kundërsulmet", tha Munishi./Zëri/