Shpenzimet marramendëse të Cristiano Ronaldos për pushimin tre-ditor në Kroaci

Shpenzimet marramendëse të Cristiano Ronaldos për pushimin tre-ditor në Kroaci

Sport April 24, 2019 - 15:32
Detajet

Kampionati i fituar në Serie A e ka bërë edhe më të këndshme festën e Pashkëve për Cristiano Ronaldon, i cili u nis drejt Kroacisë me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.

Sulmuesi portugez kaloi një pushim tre-ditor në Dubrovnik të përcjellur me vilë luksoze, jaht privat dhe restaurante luksoze, shkruan Zëri.

Kështu, vetëm për tri ditë, “SportMediaset” raporton se anëtari i Juventusit ka shpenzuar 20 mijë euro.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Cris and Gio today arriving at “360” restaurant ë

A post shared by CR7e En Ti ë (@cristianoslayss) on

Kapiteni i Kombëtares portugeze qëndroi në vilën “Sherezade”, e cila është e dizajnuar në mënyrë unike dhe ka një pamje të bukur në drejtim të bregdetit.

Gjithashtu, CR7 kishte shpenzime të mëdha edhe në restaurantin e Dubrovnikut, ku vetëm ushqimi për një person i kushtoi 360 euro./Zëri/