Tragjike: Futbollisti ndërron jetë në moshën 28-vjeçare

Tragjike: Futbollisti ndërron jetë në moshën 28-vjeçare

Sport April 25, 2019 - 23:41
Detajet

Futbollisti Faty Papy ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, pas një kolapsi në fushën e lojës, transmeton zeri.info

Lojtari nga Burundi kishte refuzuar këshillat e mjekëve për t’u largua nga futbolli, derisa pësoi infarkt në minutën e 15-të të ndeshjes mes Malanti Chiefs dhe Green Mambas.

Mediet afrikane raportojnë se Papy kishte pasur probleme me shëndetin edhe më herët dhe si pasojë mjekët i kishin këshilluar të ndërpriste aktivitetin.

Ndërkohë, një ditë para se të ndahej nga jeta, futbollisti 28-vjeçar kishte dhënë një intervistë për një gazetë, teksa tregonte se doktori e kishte këshilluar të mos luante futboll, pasi rrezikonte të humbiste jetën. “Doktori tha se unë mund të vdes”, ishte titulli i gazetës dhe kështu ndodhi./Zëri

Image