Flet agjenti: Reali refuzoi 180 milionë euro për këtë lojtar

Flet agjenti: Reali refuzoi 180 milionë euro për këtë lojtar

Sport April 26, 2019 - 10:37
Detajet

Agjenti i Marco Asensios, Horacio Gaggioli ka thënë se Real Madridi ka refuzuar një ofertë prej 180 milionë eurosh për lojtarin.

Sulmuesi ka përjetuar një edicion zhgënjyes gjatë këtij viti, por agjenti i lojtarit insiston se klubi nuk e ka ndërmend ta shesë atë.

Asensio ka luajtur në vetëm 20 ndeshje si titullar nga 42 sfidat e madrilenëve në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

“Në vitin e kaluar ka pasuar oferta të larta prej 150 dhe 180 milionë eurosh, por Madridi nuk deshi t’i dëgjonte ato. Ka gjithmonë interesim për Marcon nga klubet e mëdha, që shikojnë nëse ai do të largohet, gjë që është normale për atë si lojtar”, ka deklaruar Gaggioli./Zëri